0Dhoma Shoqërore grumbulloi nga shtetasit dhe sipërmarrjet 286 milionë rubla në ndihmë të të dëmtuarve nga zjarret natyrore të kësaj vere. Nga këto mjete financiare çdo pronar dhe qiraxhi, që u dëmtua nga zjarret, do të marrë nga 30 mijë rubla, njoftoi Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev në videokonferencën kushtuar likuidimit të pasojave të zjarreve pyjore.