0Dimitri Medvediev do të zhvillojë një videokonferencë me kryetarët e rajoneve që u dëmtuan nga zjarret në lidhje me çështjet e likuidimit të pasojave të zjarreve. Fjalë, në veçanti, do të bëhet për ndërtimin e banesave për ato fammilje që kanë mbetur pa shtëpi. Gjithsej në Rusi deri në fillim të dimrit duhet të ndërtohen 2,181 mijë shtëpi banimi. Kryetarët e këtyre rajoneve duhej të përpilonin plane për ripyllëzim. Midis masave të marra kundër zjarreve është parashikuar edhe hapja e kanalizimeve për ujitje. Presidenti i Rusisë do të dorëzojë gjithashtu medalje shtetërore, ndër të tjera edhe për pjesëmarrjen në shuarjen e zjarreve. Ndër ta ka edhe shtetas të huaj.