0Qeveria e re e Britanisë së Madhe synon për përmirësimin e marrëdhënieve të mira me Rusinë, deklaroi Kreu i MPJ Wiliam Heig. Sot ai do të mbërrijë në Moskë për negociata me Presidentin Dimitri Medvediev dhe homologun e tij rus Sergei Lavrov. Marrëdhëniet midis dy vendeve u vështirësuan pas refuzimit të Moskës për të dorëzuar deputetin e Dumës Shtetërore Andrei Llugov, të cilin autoritetet britanike e akuzojnë për vrasjen në Londër të ish oficerit të Shërbimit Federal të Sigurimit Aleksandër Litvinenko në vitin 2006. Londra mori vendimin e ngrirjes së bashkëpunimit dypalësh në disa sfera dhe rreptësoi kërkesat për pajisjen e rusëve me viza britanike. Por Btritania e Madhe nuk do të humbasë mundësinë për të marrrë pjesë në projektet ekonomiko-tregtatre në Rusi, që jep shansin për "ngrohje" në marrëdhëniet rus-britanike.