Loja e ekonomive kryesore botërore për uljen e kursit të valutave vetiake po vjen duke marrë forcë me vrull. Pasi humbën shpresat për daljen e shpejtë nga kriza, vendet po përpiqen ta përshpejtojnë në mënyrë të mëvetësishme këtë proces duke i bërë mallrat e veta më atraktive për llogari të kursit të ulët të valutës kombëtare. Japonia ruajti heshtjen për një kohë mjaft të gjatë duke vëzhguar se si fillimisht SHBA, kurse më pas edhe Europa nisën përpjekjet aktive për  detyrimin e Kinës që të fillojë forcimin e yuan. Por më pas vetë Tokio filloi të ulë gradualisht e në mënyrë të planifikuar kursin e yen-it. Amerika po tenton me të gjitha mënyrat të dobësojë dollarin duke vënë në veprim makinën e shtypit. Si përfundim në fillim Ministri i financave i Brazilit Guido Mantega vuri re se në botë tashmë po zhvillohet "lufta valutore", ndërsa më vonë këtë e konstatoi edhe Drejtori-administrator i Fondit Monetar Ndërkombëtar Dominique Strauss-Kahn. Shumë ekspertë të autoritetshëm bëjnë thirrje për të hequr dorë nga përcaktimet e bukura dhe për ti quajtur gjërat me emrin e tyre të vërtetë, dhe pikësisht, se bota po hyn në fazën e re të krizës ekonomike. Por është e palejueshme dukja e vendeve të falimentuara. Le të kujtojmë të paktën Greqinë, të cilën e shpëtuan nga defollti me përpjekjet e gjithë eurozonës. Prandaj mbetet vetëm një mënyrë për të shpëtuar nga borxhet - emetimi i parave, i cili do të zhvlerësojë borxhet ekzistuese. Por inflacioni do të bëhet një goditje e tmerrshme edhe për gjithë ekonominë botërore, paralajmëroi në intervistën dhënë radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Drejtori i departamentit të agjencisë informativo-analitike РБК (RBK) Aleksandër Jakovliev: "- Çfarëdolloj intervencionesh që ndërmerren nga ana e Bankave Qendrore në tregjet valutore çojnë si përfundim në ndalimin e makinës së shtypit dhe në rritjen e presionit të çmimit, luhatjes e theksuar të lavjerrësit të inflacionit. Përpjekjet për rritjen e aftësisë konkurruese të mallrave të veta në platformat tregtare botërore për llogari të zhvlerësimit që shkaktohet prej veprimeve të Bankës Qendrore të këtij apo atij vendi, çojnë pashmangshmërisht në humbje të mëdha edhe në ekonominë e këtij vendi, edhe në ekonominë botëroe në tërësi", - tha Aleksandër Jakovliev. Por në rastin konkret më tepër mund të flitet mbi atë, se luftrat valutore kanë karakter lokal dhe se vende të ndryshme e shfrytëzojnë këtë metodë për të trembur njëra-tjetrën. Jo krejt rastësisht Rusia me gojën e Ministrit të saj të financave Aleksei Kudrin shprehu sigurinë e vet në atë: se luftrat e vërteta valutore nuk e kërcënojnë atualisht botën, se mundësitë e manipulimit me valutat kanë karakter kohëshkurtër, ndërsa kjo do të thotë se nuk ia vlen të vritet mendja në lidhje atë se kursi valutor do të luajë rol kryesor në luftën konkurruese midis fuqive të ndryshme. Tjetër punë është ajo se situata e tanishme mund të bëhet prag paralajmërimi për shpërthimin e një krize të re, gjë kjo që do të thotë se duhet bërë gjithçka e mundur me qëllim që historia valutore të mos marrë zhvillim të mëtejshëm.