0Presidenti Dimitri Medvediev duke hapur sot negociatat me Presidentin e RFGJ Christian Wulff deklaroi se shpreson shumë në zhvillimin e bisedimeve të frytshme me të. Ai kujtoi se Gjermania është partnerja më e madhe e Rusisë në Europë. Për gjashtëmujorin e parë të këtij viti qarkullimi tregtar dypalësh i tejkaloi të 40 miliardë dollarët. Nga ana e vet Christian Wulff theksoi, se në RFGJ ndjekin me interesim të madh gjithçka ndodh në Rusi dhe se e quajnë veten partnerë në dhënien e ndihmës dhe mbështetjes për modernizimin e saj.