0Qeveria e Hungarisë do të marrë nën kontroll kompaninë MAL, në uzinën në të  cilën ndodhi rrjedhja e derdhjeve toksike, deklaroi Kryeministri Viktor Orban. Nga mjetet financiare të kompanisë do të paguhet kompesim për të dëmtuarit. Vendet e punës në MAL, që merreshin me prodhimin e aluminit, janë ruajtur. Aktivet e kompanisë janë konfiskuar. Drejtuesi kryesor i saj është arrestuar.