0Rusia dhe Zvicra do të luftojnë së bashku kundër krimeve në sferën e teknologjive informative. Drejtimet konkrete të bashkëpunimit i diskutuan në Moskë Ministri rus i punëve të brendshme Rashid Nurgaliev dhe Kreu i departamentit federal të drejtësisë dhe policisë së Zvicrës Evelin Vidmer-Shlumpf. Në veçanti, Rusia është gati të ndajë metodat e veta të luftës kundër përhapjes në Internet të pornografisë me pjesëmarrjen e të miturve. Ajo do të ndihmojë gjithashtu Zvicrën për luftën me të ashtuquajturit "hajdutë në ligj", duke përfshirë edhe emigrantët nga vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP), që jetojnë në territorin zvicerian.