0Presidenti Medvediev u takua sot në rezidencën jashtë Moskës me Guvernatorin e Kalifornisë Arnold Schwarzenegger. Pas një bisede të shkurtër ata shkuan për në Skolkovo, ku mendohet të ndërtohet Lugina Silikone e ngjashme me atë amerikane. Atje do të zhvillohet takimi i kryetarëve të kompanive investitore amerikane, të cilët mbërritën së bashku me Guvernatorin, me partnerët e tyre rusë. "Unë jam i sigurt, se shkencëtarët rusë, të cilët meren me përpunime inovatore, mund të bëjnë një përparim të vërtetë teknologjik", tha Guvernatori Schwarzenegger.