Një nga veçoritë kryesore të vizitës së parë shtetërore të Presidentit federal të Gjermanisë Christian Wulff në Rusi, e cila do të zgjasë nga 11-15 tetor, është vizitimi nga ai i disa rajoneve të vendit. Christian Wulff do të ndërmarrë, në veçanti, udhëtime në qytetet ruse Tver, Shën Peterburg dhe Ulianovsk. Ekspertët vërejnë në këtë iniciativë të tij zgjerimin e kuadrove të partneritetit të ngushtë tradicional ruso-gjerman në hapësirat ende të "pa hapura" (të paeksploruara) të bashkëpunimit ekonomik dhe kuturor. "Ne kemi një partneritet strategjik të zhvilluar mirë, i cili përforcohet gjithashtu edhe me besimin e madh", - tha Wulff në vigjilje të nisjes së vet për në Rusi në bisedën e zhvilluar me gazetarët rusë. Sipas fjalëve të tij, marrëdhëniet e vendosura midis dy vendeve krijojnë shumë mundësi për këmbimin e mendimeve në të gjitha sferat. Dhe, siç konkludoi mysafiri i lartë gjerman, ai provon dëshirën e mirë për ti forcuar këto lidhje së bashku me Presidentin Dimitri Medvediev. Ky propozim, sipas fjalëve të tij, ka të bëjë edhe me marrëdhëniet midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian. Vizita e Kryetarit të shtetit gjerman ka dhe veçoritë e veta. Ja në ç'momente tërhoqi vemendjen e vet Drejtuesi i Qendrës së studimeve gjermane të Institutit të Europës Vlladisllav Bjellov: "Dua të vë në pah veçorinë e jashtëzakonshme të udhëtimit të Christian Wulff për nga pikëpamja e vizitimit prej tij të qyteteve ruse Tver, Shën Peterburg dhe Ulianovsk, përveç Moskës, - thotë shkencëtari. - Kjo është një reverancë në drejtim të rajoneve ruse. Ai dëshiron të tregojë se çdonjëri nga ata kanë avantazhet e veta krahasuese, dhe kjo, ndoshta, është gjithashtu një nga detyrat e Presidentit federal. Sepse deri para pak kohësh ai ka qenë kryeministër i një prej landeve (tokave) kryesore gjermane. Mua më duket, se Presidenti federal mund të plotësonte përpjekjet e presidentit dhe Kryeministrit rus për rritjen e rëndësisë së subjekteve të federatës dhe të demonstronte edhe një herë se çdonjëri nga rajonet ruse është pjesëmarrës me të drejta të plota i bashkëpunimt ruso-gjerman", - tha Vlladisllav Bjellov. Sipas protokollit pjesa zyrtare e vizitës do të fillojë më 12 tetor, kur duhet të zhvillohen negociatat e mysafirit të lartë berlinez me Presidentin Dimitri Medvediev dhe Kryeministrin Vladimir Putin. Siç vuri në dukje Presidenti federal i Gjermanisë, "duket në mënyre krejtësisht evidente" se do të ketë shumë tema për diskutim. Të dyja palët, shprehet me bindje të plotë ai, janë të gatshme për punë praktike.