0Zgjedhjet që u zhvilluan të dielën në Kirgistan destinohen të ndryshojnë rendin shtetëror të vendit duke e shndërruar atë nga republikë presidencialo-parlamentare në republikë parlamentare. Në zgjedhjet në fjalë morrën pjesë 29 parti politike. Në parlament, sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, i siguruan vende vetes 5 parti, por asnjëra nga ato nuk do të mund të formojë dot në mënyrë të mëvetësishme qeverinë. Pas numërimit të 80% të votave kryeson partia opozitare "Ata-Zhut" ("Atdheu"). Ajo i siguroi vetes rreth 9% të votave. Vendin e dytë e zënë social-demokratët nën drejtimin e Ish kryeministrit Allmazbek Atambajev (8% të votave). Zhvillimin e procedurës së votimit e ndoqën rreth 850 vëzhgues, ndër të cilët 350 nga Rusia.