0Ka mundësi që SHBA-s së shpejti të bëhen një nga konkurentët kryesorë të Rusisë dhe Lindjes së Mesme në sferën e nxjerrjes dhe eksportit të gazit. Siç shkruan botimi Financial Times, "ndryshimi i liderëve në këtë treg mund të ndodhë tashmë në dhjetëvjeçarin tjetër". Shkak i ndryshimit të mundshëm janë arritjet teknike në energjetikë. Sipas të dhënave të botimit, në qoftë se SHBA do të eksportonte qoftë edhe 10 % të gazit të nxjerrë, Amerika do të ishte bërë eksportuese numur një që vitin e kaluar.