0Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Andres Fog Rasmussen  gjatë konferencës së vet për shtyp në Bruksel dha të kuptohej, se koncepti i ri strategjik i NATO-s lejon zhvillimin e operacioneve në vendet jashtë Aleancës. Detyrë kryesore e NATO-s si dhe më parë është siguria territoriale e vendeve të Aleancës, por në botën e sotme globale, sipas mendimit të tij, kundër terrorizmit është e domosdoshme të luftohet në bashkëpunim me të. Fjalë bëhet jo për zgjerimin e roleve të NATO-s , por për atë, që të bëhet mbrojtja klasike territoriale më efektive. Konceptin e ri strategjik të NATO-s do ta diskutojnë më 14 tetor në Bruksel ministrat e punëve të jashtme të vendeve të NATO-s.