Në fjalimin e vet programativ mbajtur këto ditë në Bremen Presidenti i ri gjerman Christian Wulff e renditi rolin e fesë myslimane në vendin e tij në një radhë me Krishterimin dhe Judaizmin, duke theksuar "lidhjen e Islamit dhe Gjermanisë". Kjo deklaratë tingëlloi disa orë para se në veri të Pakistanit aeroplani i papilotuar amerikan të jepte goditje mbi shtëpinë e njërit prej liderëve të militantëve islamikë vendas. Midis të vrarëve u gjetën kufomat, sipas të dhënave të ndryshme,të 8 deri në 12 qytetarëve gjermanë me origjinë turke. Si të paktën, 4 prej tyre mbërritën në Pakistan direkt nga territori i Gjermanisë, sikur donin të demonstronin me këtë lidhjen e sipërpërmendur "të Islamit me Gjermaninë", - konstaton vëzhguesi i "Zërit të Rusisë" Pjotër Iskenderov. Provinca kufitare pakistaneze fqinje me Afganistanin - Vaziristani Verior është shndërruar që prej kohësh në një nga bazat më të rëndësishme mbështetëse të ekstremistëve islamistë të lidhur me Lëvizjen "Taliban" dhe "Al Qaeda-n". Shërbimet speciale gjermane pranojnë me gojën e vet, se në kampet e vendosura në këtë zonë për instruktimin dhe trajnimin e terroristëve-kamikaze veprojnë aktivisht islamistët nga Gjermania dhe vende të tjera evropiane. Këta, si rregull, janë arabë ose turq etnikë, por ka midis tyre edhe gjermanë etnikë të konvertuar në fenë islamike. Që në vitin 2006 në një kamp të tillë u trajnuan anëtarët e "Grupit të Sauerland-it". Në pranverë të vitit 2009 ata u dënuan me afate të ndryshme burgimi mbi bazë të akuzës për përgatitjen e akteve terroriste në Gjermani. Por me arrestimin e anëtarëve të këtij grupi terrorist lidhjet nuk u prenë. Dëshmi e gjallë e kësaj u bë "gatishmëria antiterroriste" e shpallur në muajin shtator në Francë dhe prirjet alarmuese analogjike në Gjermani, Belgjikë, Itali, Spanjë, ku në informacionin e grumbulluar nga shërbimet e ruajtjes së rendit figurojnë emrat e islamistëve vendas dhe të ardhur nga jashtë turq dhe arabë. Një situatë e tillë ndryshoi tashmë në mënyrë të qenësishme skenën politike evropiane, duke rritur popullaritetin e atyre forcave të cilat kritikojnë me zë gjithnjë e më të lartë autoritetet e vendeve të veta dhe udhëheqje e BE për mosvemendjen, indiferentizmin e shfaqur ndaj problemit të kërcënimit terrorist, - vuri në dukje në bisedën e zhvilluar me radiokompaninë "Zëri i Rusisë" ekspertja në sferën e politologjisë krahasuese të Institutit Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës (MGIMO) Elena Ponomarjova. "- Në zgjedhjet e fundit të Parlamentit Evropian nga 736 vendet që janë gjithsej - 264 i fituan të ashtuquajturit "konservatorë". Fjalë bëhet mbi Partinë Popullore Evropiane, e cila kritikon seriozisht udhëheqjen aktuale të Bashkimit Evropian. Kurse në nivel vendesh të veçanta, të tilla si Austria, Danimarka, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Franca, Italia, Zvicra, Holanda, problemi i polarizimit të shoqërisë në lidhje me temën e Islamit shtrohet në mënyrë akoma dhe më të mprehtë", - konkludon Elena Ponomarjova. Sigurisht, që duke folur mbi rolin dhe ndërlidhurinë e feve në historinë e Gjermanisë, Presidenti Christian Wulff nuk kishte parasysh aspak nëntekstin terrorist. Por fakti mbetet fakt: dhe pikërisht, se terroristët islamistë më mirë se gjithë të tjerët evidentojnë dhe përvetësojnë kanalet e bashkëveprimit transnacional dhe transkulturor.