0BE aktivizoi mekanizmin Evropian të mbrojtjes civile në lidhje me derdhjen e mbeturinave toksike industriale në Hungari. Për këtë deklaroi sot Komisarja evropiane për reagimin antikrizë Kristalina Georgieva. "Në Hungari ndodhi një katastrofë e tmerrshme ekologjike e cila nuk do të mbetet brenda territorit të kufijve kombëtarë dhe për këtë arsye kërkon një kundërpërgjigje mbarëevropiane", - deklaroi ajo.