0Kryeministri rus Vladimir Putin më 7 tetor mbush 58 vjeç. Ditëlindjen e vet Kryeministri do ta festojë si zakonisht: i angazhuar me punë në qytetin e lindjes Shën Peterburg. Anëtarët e kabinetit të ministrave pohuan, se nuk do ti bëjnë dhurata shefit të tyre. Sipas fjalëve të Zv/kryeministrit Aleksandër Hlloponin, dhurata më e mirë për Vladimir Putinin është puna efektive e anëtarëve të qeverisë.