0Një grup talibanësh në veriperëndim të Pakistanit sulmoi autokolonën e radhës të kamionëve të NATO-s që po ndiqte rrugën për në Afganistan. Si rezultat i këtij inkursioni u dogjën plotësisht 10 automjete. Ky është sulmi i pestë për këtë javë dhe i dyti për ditën e djeshme i talibanëve pakistanezë ndaj autokolonave të koalicionit antiterrorist të NATO-s në Afganistan. Më parë Lëvizja "Taliban" morri mbi vete përgjegjësinë për djegien e 25 çisternave me karburant në qytetin Kueta (Queta).