0Reduktimi i strukturave komando të NATO-s do të jetë temë kryesore e takimit të pritshëm në Bruksel të ministrave të mbrojtjes së 28 vendeve anëtare të Aleancës. Qëllimi i reformës është që drejtimi të jetë më efektiv dhe më me pak shpenzime, njoftoi për gazetarët përfaqësuesi i NATO-s James Appaturaj. Sipas fjalëve të tij, aktualisht numri i strukturave komando të NATO-s përbën 13 mijë ushtarakë ndaj 27 mijë në vitin 1995. Reduktimi do të vazhdojë.