0Në Moskë janë shpallur finalistët e konkursit për çmimin letrar "Bukeri rus", i cili çdo vit dorëzohet për romanin më të mirë në gjuhën ruse. Në listë hynë pesë vepra "Lumturia është e mundur" i Oleg Zajonçkovskut, "Shtëpia në të cilën..." Mariam Petrosjan, "Inkursioni i Shalinskut" (Шалинский рейд) i German Sadullaevit, "Udhëtimi i hanumanit në Lolland" i Andrei Ivanovit, "Kryq lulesh" (Цветочный крест) i Elena Koliadinës dhe "Klocvog" i Margarita Hamlin. Emri i laureatit do të shpallet më 2 dhjetor. Çmimi përbën 600 mijë rubla.