0Kreu i qeverisë turke Tajip Erdogan i bëri thirrje BE të vendosë për çështjen e hyrjes së Turqisë në këtë organizatë, njofton agjencia informative RIA Ljmet. "Në qoftë se ju nuk e doni Turqinë, shprehuni hapur për këtë, mos na tërhiqni për hunde", deklaroi Erdogan në Stamboll në Forumin ndërkombëtar të biznesit. Fjalimin e tij e transmetoi televizioni turk në eter të drejtpërdrejtë. Kryeministri turk deklaroi gjithashtu, se BE kërkon shkak, që ta ndërlikojë procesin e integrimit të Ankarasë. "BE nuk na refuzon ne (për antarësim), por trillon shkaqe dhe formula të ndryshme", u shpreh Erdogan.