0Për çështjen e vrasjes së gazetares politkovskaja, e cila u qëllua me armë 4 vjet më parë në Moskë, u shfaqën të dyshuar të rinj, njoftoi Kryetari i Komitetit Hetimor  Vladimir Markin. Sipas fjalëve të tij, kërkesat për dhënien e ndihmës juridike u janë dërguar një sërë vendeve europiane. Me të akuzuarit Sergei Hadxhikurbanov, xhabraill dhe Ibrahim Mahmudov po zhvillohen veprimet hetimore. Rustan Mahmudov, të cilin Komiteti Hetimor e quan personin e drejtpërdrejtë që kreu krimin, është shpallur në kërkim ndërkombëtar.