0Interesat konjukturale gjatë zhvillimit të fushatës paraelektorale që ka filluar në Bjellorusi nuk duhet të fusin pykën në bashkimin e ngushtë të dy popujve vëllezër - rus dhe bjellorus, thuhet në projektin e deklaratës së Dumës Shtetërore. Parlamentarët mbështesin pozitën e Presidentit të Rusisë dhe e quajnë të palejueshëm shfrytëzimin si monedhë këmbimi të marrëdhënieve miqësore, të cilat kanë ardhur duke u krijuar për shumë dekada me radhë me punën e mundin e përbashkët të rusëve dhe bjellorusëve. Në videoblogun e vet më 3 tetor në site e Kremlinit Presidenti Dimitri Medvediev deklaroi, se Rusia do të marrë parasysh në politikën e vet të jashtme veprimet e Aleksandër Llukashenkos: tonin antirus të fushatës parazgjedhore të tij  si dhe deklaratat e pandershme dhe fyese në adresë të udhëheqjes ruse.