0Në tre vjetët e afërt çmimi i naftës do të bjerë deri në 60 dollarë për fuçi dhe do të qëndrojë në këtë nivel përafërsisht 6 muaj. Një parashikim të tillë bëri sot gjatë orës parlamentare në Këshillin e Federatës Nënkryeministri, Ministri i financave Aleksei Kudrin. Sipas fjalëve të tij, niveli i sotëm i çmimit të "arit të zi" është disi i lartë dhe nuk i përgjigjet nivelit real të kërkesës së tregut. Nënkryeministri përmendi, se buxheti rus për tre vjetët e afërt është balancuar për çmimin e pritshëm prej 70 dollarësh për fuçi, ndërkohë kur ekspertët kanë mendime të ndryshme, që çmimi mesatar afatgjatë i naftës për Rusinë duhet të jetë jo më shumë se 60 dollarë për fuçi.