0Simbol i Lojrave të XXVII Verore Botërore Studentore u bë tulipani gjigand me "shtat" sa një shtëpi 5-katëshe. Ai do të presë në të hyrë të Kazanit pjesëmarrësit dhe mysafirët e Universiadës së vitit 2013. Autori i këtij projekti skulpturor është arkitekti nga Kazani Aleksei Mamakov, i cili fitoi në konkursin "Zgjidhjet më të mira projektuese të shenjës simbolike të Lojrave të XXVII Verore Botërore Studentore". Tulipani me petale që shkëlqejnë simbolizon zjarrin olimpik të Universiadës, e cila do të zhvillohet në Kazan në periudhën korrik-gusht të vitit 2013. Pritet pjesëmarrja në të e rreth 13 mijë sportistëve nga 170 vende të botës, e 100 mijë turistëve dhe 1.500 gazetarëve.