Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev mbërriti me një vizitë njëditore në Algjeri. Në aeroportin e kryeqytetit atë e priti Presidenti i Algjerisë Abdel Aziz Buteflika. Pas kësaj u zhvillua një bisedë e shkurtër midis dy liderëve. Programi i vizitës së presidentit rus është shumë i ngjeshur. Janë planifikuar disa raunde negociatash të presidentëve të të dyja vendeve, mbi bazë të rezultateve të të cilave pritet nënshkrimi i dokumeteve të përbashkëta mbi bashkëpunimin në sfera të ndryshme. Për Medvedievin vizita në Algjeri është e para. Presidenti i Algjerisë ka qenë dy herë me vizita në Rusi - në vitet 2001 dhe 2008.