Autoritetet e Afganistanit po zhvillojnë negociata sekrete me udhëheqjen e Lëvizjes “Taliban” me qëllim që të ndalimit të luftës së përgjakshme shumëvjeçare në vend, njofton kanali televiziv “Al-Jazeera” me referim tek burimet informative afgane dhe arabe. Sipas të dhënave të tyre, negociatat ndodhen në momentet aktuale “në fazën e tyre paraprake”. Më parë udhëheqja e talibanëve pat refuzuar publikisht çfarëdolloj bisedimesh me qeverinë e Hamid Karzait - deri në largimin e plotë të trupave të huaja nga Afganistani.