0Rosatom-i planifikon ta çojë deri në fund të vitit shumën e kontratave për furnizimin e lëndës djegëse bërthamore deri në 20 miliardë dollarë. Për këtë deklaroi në mbledhjen e qeverisë së Rusisë Kreu i korporatës shtetërore Sergei Kirijenko. Në SHBA tashmë u përfunduan kontratat për furnizimin e kësaj lënde djegëse bërthamore me vëllim prej 3 miliardë dollarësh. U nënshkruan kontrata afatgjata me kompaninë zvicerane. Përveç kësaj, po realizohet në jetë marrëveshja e arritur në këtë sferë me Republikën e Afrikës së Jugut si dhe u nënshkrua kontrata për sigurimin me lëndë djegëse bërthamore të elektostacionit atomik në Meksikë.