0Rreth 7 mijë rusë të papunë morrën vendimin për tu vendosur me banim në rajone të tjera të Federatës Ruse për hir të punësimit në periudhën janar-gusht të vitit 2010, njofton Ministria e shëndetësisë dhe zhvillimit social të Rusisë. Në kuadrin e programeve për stabilizimin e situatës në tregun e punës në vitin 2010 është planifikuar mbështetja dhe dhënia e ndihmës 7,949 mijë vetave që morrën vendimin për tu zhvendosur në rajone të tjera të vendit. Nga mjetet e buxhetit federal dhe buxheteve rajonale këtyre njerëzve do tu kompensohen shpenzimet për marrjen e banesave me qira, transportin si dhe harxhimet që do të bëjnë gjatë kohës së udhëtimit për në vendin e punës. Gjithsej në periudhën janar-gusht të vitit 2010 shteti shpenzoi për këtë qëllim afërsisht 200 milionë rubla (rreth 5 milionë euro).