0Ditën ndërkombëtare të Mësuesit kremtojnë sot pedagogët dhe kolegët e tyre nga vende të tjera. Kjo festë u themelua nga UNESKO. Në Rusi pothuajse 30 vjet me radhë solemnitetet e lidhura me këtë Ditë i binin të dielës së parë të tetorit, por që nga viti 1994 mësuesit i urojnë me rastin e festës së tyre më 5 tetor. Sipas të dhënave të Ministrisë së arsimit dhe shkencës, në Rusi numërohen më tepër se 1 milion pedagogë. Në sallën e koncerteve të Pallatit Shtetëror të Kremlinit në këtë ditë do të shpallet emri i fituesit të konkursit "Mësuesi i vitit-2010". Çmimin kryesor "Pelikani i kristaltë" pedagogut më të mirë të vitit do t'ia dorëzojë vetë Presidenti Dimitri Medvediev.