0Kontaktet politike me Bjellorusinë do të vazhdojnë të ruhen, por retorika antiruse e Aleksandër Llukashenkos ndryshoi fort qendrimin ndaj tij, deklaroi Sekretarja e shtypit e Presidentit rus Natalia Timakova gjatë komentimit të videomesazhit të fundit të paraqitur në blogun e Kryetarit të shtetit rus. Ajo saktësoi, se përfaqësuesit e autoriteteve ruse dhe strukturave politike kanë ndërmend të komunikojnë e të kontaktojnë me të gjitha forca politike të Bjellorusisë, të cilat përfaqësojnë gjithë spektrin e opinionit publik. Në Kremlin i rekomandojnë Llukashenkos të merret më mirë me problemet e brendshme të Bjellorusisë dhe jo me vlerësimin e gjendjes së punëve në Rusi, tha Timakova.