0Mundësitë e përfshirjes së Maqedonisë në projektin "Rryma Jugore" u diskutuan gjatë negociatave të delegacionit të "Gazpromit" me Presidentin e Maqedonisë Georgi Ivanov dhe Kreun e qeverisë Nikollo Gruevski, njoftoi shërbimi për shtyp i kompanisë ruse. Palët ranë dakort të fillojnë shqyrtimin objektiv të kushteve ekonomike dhe teknike të rritjes së furnizimeve të gazit rus për në Republikë, ndër të tjera ndërtimin e degëzimit nga "Rryma Jugore".