Presidentët e Rusisë dhe SHBA-s, përkatësisht Dimitri Medvediev dhe Barak Obama të premten e kaluar diskutuan për përfundimin e negociatave dypalëshe për hyrjen e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). Divergjencat kryesore me SHBA-s patën lidhje me hapjen e tregjeve financiare, mbrojtjen e të drejtave intelektuale dhe furnizimeve të produketeve bujqësore. Nënkryeministri i Federatës ruse Aleksei Kudrin njoftoi, se gjatë grumbullimit të rezrvave të mira Rusia mund të bëhet anëtare e klubit ndërkombëtar tregtar tashmë në mes të vitit tjetër. Por, gazeta "Vremja novostei" mendon, se procesi mund të zgjatet, në veçanti, për shkak të asaj, se teksti i dokumentit, në të cilin fiksohen detyrimet e Rusisë përpara OBT-së, duhet të përpunohet duke marrë parasysh rregullat e Bashkimit Doganor me Kazakistanin dhe Bjellorusinë. Përveç kësaj, për Moskën është e domosdoshme të marrë vendimin e Tbilisit për bashkim me organizatën. Gjeorgjia në fillim e nënshkroi protokollin për mungesën e divergjencave, që formalisht do të thotë përfundim të nergociatave, më vonë me ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike pas sulmit mbi Osetinë e Jugut, ajo e tërhoqi firmën e vet.

Në stacionin e trenit Kazansk në Moskë punonjësit e hekurudhave prezantuan trenin e ri elektrik, njofton botimi "Rossiskaja gazeta". Tani për tani ky është vetëm një vagon, i cili qëndron në hollin e stacionit, por deri në Lojrat Olimpike në Sochi 2014 planifikohet të prodhohen 16 të tillë. Kontrata për furnizimin e tyre u nënshkrua në shtator në Berlin midis shoqërisë së hapur aksionere "Rrugët hekurudhore ruse" (РЖД) dhe koncernit gjerman "Simens". Në fillim trenat elektrikë do të prodhohen në Gjermani, por gradualisht prodhimi i tyre do të realizohet në territorin e Rusisë. Çdo tren do të ketë deri në 5 vagona me më shumë se 850 vende pasagjerësh, shpejtësia maksimale e tij përbën 160 km në orë.

Në Paris u zhvillua mbledhja e parë e jurisë ndërkombëtare të konkursit të hapur të arkitekturës për ndërtimin e qendrës artisiko-kulturore ruse në kryeqytetin francez. Botimi "Rossiskaja gazeta" përmend, se çështjen për krijimin e një kompleksi të tillë kulturoro-fetar e ngriti ish patriarku Aleksei i II-të në vitin 2007 gjatë vizitës në Francë. Në fillim të kërij viti Rusia fitoi tenderin për ndërtimin e ndërtesës prej disa metrash larg Kullës Eifel. Në mbledhjen e parë, siç treguan për botimin "Rossiskaja gazeta" anëtarët e jurisë, janë shqyrtuar dhe konfirmuar dokumentet bazë, kushtet e konkursit. Dominant kryesor i kompleksit duhet të jetë tempulli orthodhoks. Përveç kësaj, brenda këtij projekti do të ndërtohet një sallë konferencash e profileve të shumta, një bibliotekë, një sallë seminaresh dhe një kopësht. Ky kompleks, sipas kushteve të konkursit, duhet të përkojë në mënyrë harmonike me arkitekturën e qendrës së Parisit, tu përkasë të gjitha kërkesave urbanistike dhe ekologjike.