0Kryeministri Vladimir Putin vendosi përpara Partisë "Rusia unike" detyrën e forcimit të pozitave të saj në zgjedhjet e pritshme rajonale të tetorit. "Partia ka çfarë tu paraqesë zgjedhësve", vuri ai në dukje në takimin me udhëheqjen e saj në rezidencën jashtë Moske. Duke folur për planet e "Rusisë unike", Putin veçoi mbështetjen e projekteve të ndërtimit të rrugëve, modernizimit të sistemit të shëndetësisë, miratimin në Dumën Shtetërore të buxhetit shtetëror për vitin e ardhshëm. Putin vuri në dukje, se për shkak të krizës botërore shumë shtete u ndeshën me problemin e deficitit buxhetor.