0Një nga drejtimet kryesore të politikës së jashtme të Ukrainës është zhvillimi i marrëdhënieve me Rusinë, në veçanti, bashkëpunimi në sektorin e ndërtimit të avionëve dhe lëndës energjetike. Një pozitë të tillë e shpalli Presidenti i vendit Viktor Janukoviç, duke marrë fjalën në forumin ndërkombëtar të organizatës "Strategjia europiane Jalltinsk". Ai vuri në dukje gjithashtu, se "Ukraina nuk ka alternativë për zgjedhjen europiane. Por , pasi BE nuk është gati të diskutojë as antarësimin e Ukrainës, ne do ti zgjedhim vet tempet, format dhe metodat e integrimit në përputhje me interersat e veta kombëtare.