0Ambasada ruse po sqaron nëse ka vallë qytetarë rusë midis të plagosurve si rezultat i çrregullimeve që ndodhën në Ekuador. Rreth 50 veta në këtë vend u bënë viktima të aksioneve masive të protestës, të cilat u shndërruan gradualisht në tentativë grushti shteti. Ka të vrarë. Presidenti i Ekuadorit Rafael Correa u largua tashmë nga spitali, ku mbeti për një farë kohe i bllokuar nga policët. Midis të plagosurve është edhe Ministri i punëve të jashtme të vendit Riccado Patiño. Njoftohet se është plagosur lehtë edhe vetë Correa. Si shkas për spërthimin e aksioneve masive të protestës shërbeu ligji i miratuar nga kongresi mbi reduktimi e shtesave të pagave dhe privilegjeve policëve dhe ushtarakëve.