Natën në të gdhirë të 16 dhjetorit të vitit 1916 në Petrograd, në Pallatin e kniaz (princ) Jusupovit, ndodheshin në pritje të "mysafirit" Grigori Rasputin. E prisnin që ta vrisnin këtë fshatar siberian, i cili arriti të bëhet favorit i familjes së carit.

Me rastin e ardhjes së Rasputinit për darkë vrasësit e tij përgatitën gostitjen vdekjeprurëse: ëmbëlsira të helmuara me cianid kaliumi. E hodhën këtë helm ata edhe në gotat e verës. Pas njëfarë kohe Rasputini erdhi dhe provoi gostitjen e përgatitur posaçërisht për të. Komplotistët mbetën jashtëzakonisht të habitur: ai piu dy gota me verë të helmuar, hëngri disa ëmbëlsira dhe kurrfarë efekti! Vrasësit, të cilët kishin marrë vendim të shpëtonin monarkinë nga Rasputini, u detyruan të qëllojnë me armë zjarri mbi "plakun e urtë". Por edhe plumbi nuk e kapi atë. Në fund të fundit trupin e tij pajetë e hodhën nën shtresën e trashë të akullit që kishte mbuluar lumit Neva. Por duhet thënë, se vdekja e Rasputinit nuk e shpëtoi dot monarkinë ruse.

Deri tani nuk ka një mendim të konsoliduar në lidhje me atë se cili ishte në të vërtetë ky njeri. Pop-kultura e shfrytëzon gjerësisht emrin e Rasputinit duke e paraqitur atë si figurë epshndjellëse. Dashuria e tij ndaj seksit femër është mitizuar, shndërruar në legjendë tashmë. Po cilat ishin preferencat e Rasputinit në të ngrënë? "Ai nuk hante kurrë mish, ëmbëlsira", - kujtonin njerëzit që e njihnin nga afër atë. Është mjaft interesant fakti: a e dinin vallë këtë gjë vrasësit e Rasputinit kur helmuan pastat e destinuara për gostitjen e tij? Me sa duket nga të gjitha gabimi i vrarësve ndodhi për shkak se Rasputini ishte njeri shumë mikpritës dhe i gostiste bujarisht mysafirët e vet me ëmbëlsira. Ndoshta për këtë arsye u përhap mendimi se ai edhe vetë i kishte shumë qejf ato.

Kurse në të vërtetë gjellët më të preferuara të favoritit të familjes së carit ishin gatimet me patate dhe perime të tjera. Përsa i përket mishit, siç thonë, ai nuk e donte atë jo dhe aq për shkak të bindjeve të veta (megjithëse ekziston mendimi se ai pushoi së ngrëni mishin pas pelegrinazhit që ndërmorri në manastirin Verhoturskij në vitin 1903), se sa për arsyen e thjeshtë se i kishte dhëmbët e këqija për ta përtypur atë.

Rreth tryezës së Rasputinin mblidheshin njerëz nga më të ndryshëm, shoqëri mjaft heterogjene duhet thënë. Dhe praktikisht çdo mysafir e quante si obligim të vetin të sillte ndonjë gjë të ngrënshme me vete. Të ftuarit sillnin shumë havjar, peshk të shtrenjtë (atë Rasputini nisi ta pëlqejë shumë pikërisht kur filloi të jetonte në kryeqytet), fruta dhe bukë të freskët. Përveç kësaj, në tavolinë gjithmonë servireshin patate të ziera, lakër turshi (arme), bukë e zezë, peksimadhe po me bukë të zezë dhe vlonte vazhdimit një samovar shumë i madh me ujë për çaj.

Siç tregojnë dëshmitarët okularë, Rasputin ishte shumë i pakujdesshëm gjatë të ngrënit. Lugën, pirunin, thikën ai praktikisht nuk i përdorte kurrë. Ushqimin ai e ndante me duar dhe gostiste adhurueset e veta. Gjatë kohës së të ngrënit copat e ushqimit shumë shpesh i vareshin në mjekër - me një fjalë pamja ishte fort e pakëndshme për syrin. Por pavarësisht nga kjo numri i personave që dëshironin të rrinin pranë favoritit të familjes së carit, i cili dukej i gjithfuqishëm, nuk minimizohej. Përkundrazi.

0Rasputin ishte qejfli i madh zdërhalljeje, gostitjesh varda me të ngrëna e të pira: atë e njihnin mirë në shumë restorante të kryeqytetit, ku ai dukej shpesh herë në shoqërinë e damave dhe zotërinjve të sërës së lartë. Edhe pijet e forta Rasputini nuk i injoronte, vetëm se në vend të votkës preferonte të pinte verë Madera dhe Porto: verën e ëmbël ai u mësua ta pinte në manastire dhe e konsumonte atë në sasi të mëdha. Thonë gjithashtu, se gjatë kohës së Luftës së Parë Botërore verën Rasputinit ia sillnin nga qilaret mbretërore. Mbi pasionin e Rasputinit ndaj verës Madera, të cilën ai gjatë të ngrënit të drekës e pinte me litra, ishin në dijeni shumë veta. Prandaj jo krejt rastësisht pikërisht kjo lloj vere dhe u helmua nga vrasësit e tij.