Projekti "Shoqëria informative" pret për suksesin e vet, shpreson Kreu i Ministrisë së komunikacioneve të Rusisë Igor Shegoliev. Përveç problemeve, që lindin në rrugën e realizimit të programit shtetëror, është edhe financimi i pamjaftueshëm. Programin "Shoqëri informative"  Igor Shegoliev e paraqiti të enjten në mbledhjen e presidiumit të qeverisë. Ky program është planifikuar për periudhën nga viti 2011-2020. Siç njoftoi kreu i Ministrisë së komunikacioneve, gjatë përgatitjes së projektit në dikaster shpresojnë, se viti 2011 do të jetë kalimtar, kurse që nga viti 2012 vëllimet e financimit do të rriten. Si rezultat projekti do të përfitojë nga buxheti për tre vjetët e fundit më shumë se 3 miliardë rubla. Si krahasim, i gjithë programi "Rusia elektronike", veprimi i së cilës tashmë po mbaron, përfitoi po tre miliardë për një vit. E megjithatë Igor Shegoliev është i sigurt, se edhe me këto të ardhura financiare qëllimet kryesore të programit do të arrihen. Ky program duhet të likujdojë mosbarazinë teknike midis rajoneve ruse, të stimulojë krijimin e lidhjes digitale dhe garantimin e funksionimit të programit. Ndër prioritetet e tij janë zhvillimi i "qeverisë elektronike", zgjerimi i mundësive për shtetasit që të kenë akses në shërbimet shtetërore nëpërmjet Internetit. Një besim të tillë ka edhe agjencia "Strateg", e cila merret me përpunimin e internet-projekteve shtetërorë. Buxhet gjigand për arritjen e qëllimeve programit "Shoqëri informative" nuk duhet, shpjegoi për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Drejtorja e agjencisë Ekaterina Aksenova: "Infrastruktura bazë e qeverisë elektronike tashmë është ndërtuar. Kurse emërtimi i programit "Shoqëri informative" dëshmon, se në të i rëndësishëm është bashkëveprimi brenda shoqërisë. Kusht kryesor është transparenca e gjithë projekteve në këtë program. Me qëllim që shoqëria, që përbëhet nga përpunuesit, përdoruesit e kualifikuar të shërbimeve elektronike të mund të lidhen me të gjithë projektet shtetërorë. Të mundnin në formë të lirë dhe me lidhje të mirë të ndërsjelltë të tregojnë për problemet e tyre, mangësitë, dhe me anë të tij të përmbushnin funksionin e kontrollit shoqëror, përpunimit deri në fund të këtyre projekteve", u shpreh Ekaterina Aksenova. Bindja e Ministrit dhe ekspertëve ka edhe një bazë tjetër. Transparenca e projekteve, për të cilin flet Ekaterina Aksenova, nënkupton rëndësinë e lidhjes me to të të gjitha organizatave dhe kompanive të interesuara në rolin e investitorëve. Siç njoftoi Igor Shegoliev, deri në vitin 2020 investimet për programin në fjalë nga burimet jashtëbuxhetorë do të përbëjnë çdo vit rreth 200 miliardë rubla.