0Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) miratoi sistemin e ri të regjistrimit të transferave të futbollistëve. Sipas mendimit të ekspertëve, ai do të zëvendësojë kontratat me letra dhe do të mbrojë të drejtat e lojtarëve të rinj. Sistemi do të funksionojë nëpërmjet Internetit. Transferat ndërkombëtare të lojtarëve nga një klub në tjetrin duhet të bëhen më të shpejta dhe më transparente pas kësaj. Presidenti i FIFA-s Joseph Blatter mendon, se "ky është një moment historik për futbollin". Me urdhëresë të Federatës të gjitha transferat do të regjistrohen në regjimin e kohës reale tashmë që nga 1 tetori i vitit 2010.