0Për zhvillimin e marrëdhënieve midis Rusisë dhe BE u shpreh Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore të Rusisë për politikën ndërkombëtare Konstantin Kosaçov në konferencën ndërkombëtare me temë "Politika lindore e BE: roli i Gjermanisë, Polonisë dhe Rusisë" që u zhvillua në Berlin. Ai mendon, se Rusia nuk mund të arrijë sukses në modernizimin e vet pa zhvillimin e marrëdhënieve të mira partneriale me BE. Kosaçov theksoi, se BE është partneri №1 i Rusisë jo vetëm në ekonomi, por edhe në sferën e politikës ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë ai i bëri thirrje BE për modernizimin e politikës së tij ndaj Rusisë dhe për një shfaqjen e një transparence më të madhe gjatë marrjes së vendimeve në hapësirën postsovjetike, të cilat prekin interesat e Moskës.