0Fizikani rus me emër botëror, Laureati i çmimit "Nobel", akademiku Zhores Allfjorov meritoi dekoratën më të lartë të Qendrës Kombëtare franceze të studimeve shkencore - medaljen e artë. Ceremonia e dekorimit të tij u zhvillua në Paris. Përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave të Francës dhe Rusisë zhvilluan mbledhjen e përbashkët kushtuar 50-vjetorit të shpikjes së lazerit të parë në botë. Kjo konferencë shkencore është përfshirë në programin e Vitit "të ndërsjelltë" Rusi-Francë. Në të u shqyrtuan jo vetëm arritjet e shkencës në përpunimin, prodhimin dhe aplikimin e lazerit, por edhe zgjerimi i bashkëpunimit në këtë sferë midis dy vendeve.