0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev shpalli mbi synimin e vet për të vizituar Ishujt Kurile. Ky është një rajon jashtëzakonisht i rëndësishëm rus dhe në një kohë të afërt unë do të shkoj patjetër atje, deklaroi Kryetari i shtetit në konferencën për shtyp mbajtur në Petropavllosk-Kamçatsk (Lindja e Largët). Më parë mjetet e informimit masiv patën njoftuar, se Medvediev pas mbarimit të vizitës së vet zyrtare në Kinë do të niset për në Kurilet e Jugut. 4 ishuj të arkipelagut të Kurileve - Iturup, Kunashir, Shikotan dhe Habomai - hynë në përbërjen e Bashkimit Sovjetik mbi bazë të përfundimeve të Luftës së Dytë Botërore. Sovraniteti rus mbi këta ishuj është përforcuar në dokumentet ligjore ndërkombëtare.