Zëri i Rusisë Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev pushoi nga puna një zyrtar të lartë, gjeneral, për paraqitjen e të dhënave të pavërtetësishme mbi të ardhurat e veta. Siç njofton site i Kremlinit, u shkarkua nga detyra e vet gjeneral-majori Gajdukov, i cili dorëzoi deklaratën mbi të ardhurat e veta me të dhëna fort të minimizuara. Medvediev e lëshoi urdhëresën përkatëse mbi bazë të materialeve të paraqitura atij nga komisioni antikorrupsion, i cili u krijua pranë Kryetarit të shtetit. Ky është rasti i parë i shkarkimit nga detyra të një nëpunësi shtetëror për shkak të paraqitjes së të dhënave jo të vërtetësishme mbi të ardhurat e veta reale. Më parë Medvediev nënshkroi dekretin mbi luftën kundër korrupsionit, i cili i obligon zyrtarët shtetërorë, pavarësisht nga posti që zenë të bëjë publike çdo vit të ardhurat e veta dhe të ardhurat e anëtarëve të familjes. Këtë gjë e bën edhe vetë Presidenti.