0Kreu i Autonomisë Palestineze Mahmoud Abbas i bëri thirrje Izraelit për të bërë gjithçka të mundur me qëllim të vazhdimit të negociatave të drejtpërdrejta. Në intervistën e vet dhënë radiostacionit francez "Europe-1" ai i quajti ato shans historik për izraelitët dhe palestinezët. Sipas fjalëve të tij, rifillimi i ndërtimit të pikave hebree të banimit në territoret e okupuara palestineze çoi në "ngrirjen e procesit të rregullimit paqësor". Abbas premtoi të rifillojë negociatat me Izraelin sapo të pezullohet ndërtimi i këtyre pikave hebree të banimit.