0Opozita rusishtfolëse e Letonisë po ngre padi në gjyq në lidhje me faktin e mosrespektimit prej autoriteteve të vendit të Konventës Evropiane mbi të Drejtat e pakicave kombëtare, njoftoi shërbimi i shtypit i Partisë opozitare "Për të drejtat e njeriut në Letoninë unike". Autoritetet letoneze shkelin një nga pikat bazë të Konventës, e cila parashikon të drejtën e pakicave kombëtare për të përdorur lirisht gjuhën amëtare. Në Letoni, ku popullsia rusishtfolëse përbën gati 30% të banorëve të vendit, i gjithë dokumentacioni shtetëror është në gjuhën letoneze. Kjo vlerësohet nga opozita si shkelje, injorim brutal i normave demokratike evropiane.