Zëri i Rusisë  

Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Turqia, që synojnë anëtarësimin në BE, morrën një refuzim të rreptë, një dush të mirë nga zyrtarët ndërkombëtarë. Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës Serge Brammertz akuzoi autoritetet serbe për ruajtjen e "distancës", mospërkimit midis fjalëve dhe tentativave për kapjen e ish Kryekomandantit të ushtrisë së serbëve boshnjakë Ratko Mlladiç. Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Sarajevë Valentin Inzko i quajti "ëndërrimtarë" ata banorë të Bosnjë e Hercegovinës të cilët shpresojnë për pranimin  e vendit në BE aty nga viti 2014, - afat ky i përcaktuar tashmë në një sërë studimesh të ndryshme eksperte ndërkombëtare. Kurse Përfaqësuesi i Komisionit Evropian José Manuel Durão Barroso mbylli "postbllokun me tra" mu përpara  hundës së Turqisë duke deklaruar gjatë kësaj, se diversitetet kulturore midis saj dhe vendeve të BE janë "jashtëzakonisht serioze" që të mund të injorohen. Të tre këta persona të lartë zyrtarë iu shmangën me mjeshtëri përmendjes në lidhje me këtë të faktit të rritjes në Evropë të frikës përpara dyndjes së emigrantëve dhe "të ardhurve nga Lindja" dhe konkretisht të suksesit të nacionalistëve në zgjedhjet e 19 shtatorit në Suedi, por kjo temë është megjithatë një ndër kryesoret në vlerësimet e ekspertëve evropianë, - shkruan vëzhguesi ynë Pjotër Iskenderov. Pas asaj kur zoti Barroso e bëri për pesë para, e hodhi poshtë në mënyrë publike aplikimin turk për anëtarësim në BE në leksionin e mbajtur në Universitetin Kolumbian, vëzhguesi nga Nju Jorku i Agjencisë "Reuters" Phil Wahba deklaroi, se çelës për kuptimin e gjithçkaje që po ndodh janë proceset e brendshme politike, si të paktën, në tre vende evropiane: në Suedi, Danimarkë dhe Holandë. Atje, sipas fjalëve të tij, partitë e djathta "këto vitet e fundit kanë ardhur duke fituar autoritet" në valën e kritikës që i bëjnë emigracionit, ndërsa pikërisht Turqia dhe në tërësi rajoni Ballkanik janë ndër burimet kryesore të vërshimit të emigrantëve në vendet anëtare të BE. Nga ana tjetër, vetkuptohet, se BE nuk mund të deklarojë hapur mbi pezullimin e zgjerimit të vet të mëtejshëm në drejtim të Lindjes nën një pretekst të tillë i cili ngjason si tepër me ksenofobinë. Bashkimi Evropian nuk është në gjendje të përpunojë ndonjë politikë të re, të qartë në sferën e zgjerimit të vet edhe për shkak thjesht mungese kuadrosh, stafi, vuri në dukje në bisedën e zhvilluar me radiokompaninë "Zëri i Rusisë" ekspertja në fushën e politologjisë krahasuese Elena Ponomarjova: "I gjithë problemi konsiston në atë, sipas të kuptuarit tim të situatës, se në Bashkimin Evropian ka vend njëfarëlloj "kolapsi kuadrosh". Udhëheqja e BE ndodhet në gjendje shoku. Kjo është e lidhur si me vazhdimin e krizës financiaro-ekonomike, ashtu dhe me tendencat e paqarta politike që kanë vend në gjirin e vetë Organizatës. Që këtej rrjedhin edhe të gjitha deklaratat kontradiktore dhe veprimet e Brukselit të këtyre kohëve të fundit, konkludon Elena Ponomarjova. Në këto kushte zhvendosja e vemendjes në probleme të tjera, të cilat nuk kanë të bëjnë aparencialisht me emigrantët, është e aftë të ndihmojë Brukselin të vrasë me një gurë dy zogj: të ruajë faqen e vet të panxirë dhe stabilitetin politik të shteteve anëtare të BE. Ja pra një "mur të tillë suedez", me sa duket nga të gjitha, është i gatshëm të ngrejë Bashkimi Evropian përpara popujve ballkanikë.