Zëri i Rusisë  


Shkarko audiofailin

Dimitri Medvediev nënshkroi Dekretin mbi pezullimin paraafatit të kompetencave të Kryetarit të bashkisë së Moskës Juri Lluzhkov. Siç thuhet në Dekretin e Presidentit, Lluzhkov u shkarkua nga posti i vet në lidhje me humbjen e besimit ndaj tij nga ana e Presidentit të Rusisë. Juri Lluzhkov e ka zënë postin e Kryebashkiakut të kryeqytetit rus që prej mëse 18 vjetësh. Sipas mendimit të Presidentit të Institutit të strategjisë kombëtare Mihaill Remizov drejtimi i tij mund të quhet i diskutueshëm. Në vitet 90-të Lluzhkov krijoi modelin ekonomik të këtij qyteti të madh me orientim social. Megjithëse kjo dhe kushtëzohej me pozicionin e favorshme të Moskës. Kurse pjesa e dytë e kohës së drejtimit të tij  asociohet me dukuri të tilla negative si: dyndja e migracionit masiv klandestin, korrupsioni i përgjithshëm, ndërtime pa fund e krye që shkatërronin pejsazhin urban dhe godisnin interesat e banorëve. Rezultat kryesor i drejtimit të Lluzhkovit është ndryshimi serioz i pamjes, fizionomisë arkitektonike të kryeqytetit rus, shtoi Dekani i Fakultetit të televizionit të Universitetit Shtetëror të Moskës Vitalij Tretiakov: "Këto kohët e fundit u zhduk praktikisht e gjithë pamja historiko-arkitektonike e qytetit, e qendrës së Moskës. Lluzhkovi i qendronte besnik vetëm shijes së vet artistike, e cila i mungon totalisht atij", tha Vitalij Tretiakov. Fjalët e thashethemet mbi shkarkimin e Lluzhkovit nga posti i tij filluan të qarkullojnë që në verë të këtij viti, kur Moska po mbytej nga smogu. Vetë Juri Lluzhkov ruante qetësinë. Por që atëhere u bë mëse e qartë për të gjithë se shkarkimi i kryetarit të bashkisë nga posti i tij varet nga Presidenti dhe jo nga Kryebashkiaku. Me Dekret të Presidentit i ngarkuar i përkohshëm me funksionet e kryetarit të bashkisë së Moskës u emërua Zv/kryetari i parë i bashkisë Vladimir Resin. Meqë ra fjala, ai, sipas mendimit të disa ekspertëve, dhe mund të bëhet kryebashkiaku i ardhshëm i kryeqytetit rus. Ekspertët përmendin edhe emrat e disa kandidatëve të tjerë për në këtë post. Midis tyre figuron edhe Kreu i aparatit të qeverisë Sergei Sobianin, Zv/kryetari i parë i qeverisë së Rusisë Sergei Ivanov, Ministri i situatave të jashtëzakonshme Sergei Shojgu dhe ish guvernatori i Kaliningradit Georgi Boos. Ekzistojnë edhe presupozime të tilla, se këtë post do ta zerë Zëvendësi aktual i Kryetarit të bashkisë që merret me drejtimin e bllokut ekonomik Juri Rosljak, drejtuesi i administratës presidenciale Vladimir Kozhin ose Nënkryeministri Aleksandër Zhukov. Mihaill Remizov përmbledh detyrat që do të shtrohen për zgjidhje përpara kryebashkiakut të ri: "Njeriu që do të zërë këtë post duhet të jetë i aftë të ndërtojë sistemin drejtues me respektimin e ekuilibrit midis interesave tashmë ekzistuese dhe domosdoshmërisë së ripërtëritjes, rinovimit të administratës së qytetit. Ky duhet të jetë një njeri me mjaft përvojë dhe person fleksibël me qëllim që të mund të mbledhë rreth vetes elitat e rajonit të Moskës mbi bazë të ndonjëfarë konsensusi të ri politik dhe administrativ", konkludon Mihaill Remizov. Kryetarit të 85 të bashkisë do ti mbetet në duar si trashëgimi një ekonomi aspak e thjeshtë. Moska është qytet me një buxhet prej 1 trilionë rublash (rreth 25 miliardë euro) dhe popullsi 10,5 milionë banorësh - zyrtarisht. Një nga detyrat kryesore të kryetarit të ri të bashkisë do të jetë mbledhja rreth vetes e një ekipi profesionistësh të vërtetë.