0Parametrat kryesorë të furnizimeve të gazit rus në Kinë, me përjashtim të çmimit të tij, u bashkërenditën, njoftoi për gazetarët Kreu i Ministrisë së energjetikës të Rusisë Sergei Smatko mbi bazë të rezultateve të negociatave ruso-kineze që u zhvilluan në kuadrin e vizitës së Presidentit Dimitri Medvediev në Kinë. Në dokumentin juridikisht të detyrueshëm për zbatim, të nënshkruar nga krerët e Koncernit "Gazprom" dhe Korporatës kineze të naftës dhe gazit, janë fiksuar parametrat kryesorë të furnizimeve të pritshme të gazit natyror rus në tregun e  Republikës Popullore të Kinës. Ato do të fillojnë të realizohen në fund të vitit 2015. Afati i veprimit të kontratës përbën 30 vjet, vëllimet e furnizimit të lëndës djegëse hidrokarbure - 30 miliardë metra kub gaz në vit.