Zëri i Rusisë  

Për 20 vjet në Interpol Byroja ruse në përbërjen e tij u bë një ndër lideret në sistemin e kërkimit ndërkombëtar të kriminelëve. Në momentet aktuale Interpoli bashkon në radhët e veta 188 shtete. Përkatësisht numrit të vendeve anëtare Interpoli është organizata e dytë ndërqeveritare ndërkombëtare në botë pas OKB-së. Kongresi i I-rë i Policisë Penale Ndërkombëtare, e cila më vonë mori emrin Interpol, u zhvillua pothuajse 100 vjet më parë. Kurse në vitin 1990 kjo organizatë i shtoi radhët e veta me Byronë Qendrore Kombëtare të Bashkimit Sovjetik, tregoi për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Kreu i tanishëm i Interpolit rus Timur Llahonin: "Po ashtu si dhe më parë, në vitin 1990, edhe aktualisht Byroja Qendrore Kombëtare e Interpolit vazhdon të mbetet nënrepart strukturor i MPB të Rusisë. Ai merret, para së gjithash, me zgjidhjen e atyre detyrave që kanë të bëjnë me sigurimin e këmbimit efektiv ndërkombëtar të informacionit midis organeve të Rusisë dhe vendeve të tjera", - tha Timur Llahonin. Bashkëpunëtorët e Interpolit nuk i arrestojnë vetë kriminelët. Ata vetëm shfrytëzojnë informacionin e Interpolit për kërkimin dhe neutralizimin e kriminelëve. Falë punës së Interpolit rus për 20 vjet u ndaluan rreth 450 kriminelë të njohur ndërkombëtarë, u realizua këmbimi dhe ekstradimi i tyre. Deri para krijimit të Interpolit në Rusi për arritjen e rezultateve të tilla askush nuk mund bile as të ëndërronte. Përveç kësaj, vetëm për vitin e kaluar në arkën e Rusisë u kthyen nga Interpoli më tepër se 250 milionë rubla (më shumë se 8 milionë dollarë). Rreth 1/3 e çështjeve që hetohen nga nënreparti rus i kësaj organizate kanë të bëjnë me sferën ekonomike dhe shpangien e pagesave tatimore. Interpoli merret edhe me kërkimin e automjeteve të rrëmbyera, vlerave të përvetësuara kulturore dhe historike. Tematika e drogës është tejet aktuale, kurse ajo terroriste prioritet për Interpolin. Praktikisht të gjitha sferat e karakterit kriminal ndodhen në fushëpamjen e vëzhgimit të Interpolit. Nuk ka mbetur asnjë lloj krimi me të cilin të mos merret aktualisht Interpoli. Bashkëveprimin më intensiv Rusia e ka tani me Evropën, SHBA dhe Australinë. Çdo vit pjesëmarrja e Rusisë në Interpol i kushton vendit më shumë se gjysmë milioni euro, por  shpenzime të tilla janë krejtësisht të justifikuara. Interpoli punon plot 24 orë, pa kurrfarë pushimi. Me anë të shfrytëzimit të teknologjive të reja informative arrihet një operativitet më i madh në këmbimin e informaconit. Ndërsa aktualisht ky është një ndër faktorët vendimtarë. Byroja ruse e Interpolit zë një ndër vendet e para në strukturën botërore të kësaj organizate për nga pajimi i vet teknik dhe realizimi i standarteve zyrtare. Në veçanti, Rusia ishte një ndër vendet e para që vendosi dhe shfrytëzon aktivisht sistemin e ri për transmetimin e të dhënave nëpërmjet kanaleve të Interpolit. Për 20 vjet Byroja ruse doli në pozita pararojë në sistemin e kërkimit ndërkombëtar.