Temë qendrore e shtypit rus për sot është vizita zyrtare e Dimitri Medvedievit në Kinë. Siç njofton botimi "Rossiskaja gazeta", pika e parë e ndalesës së liderit rus u bë qyteti port Daljanj. Presidenti vizitoi memorialin e ushtarëve rusë dhe sovjetikë në Varrezën Ushtarake ruse, ku prehen ushtarët, që kanë rënë në betejat ruso-japoneze të luftës së viteve 1904-1905, ushtarët, të cilët liruan pjesën veri-lindore të Kinës nga okupimi japonez në vitin 1945, dhe pjesëmarrësit e luftës së Koresë të viteve 1950-1953. Lideri rus u takua me veteranët e Luftës së Dytë Botërore dhe bëri thirrje që  "së bashku të kujdesemi për kujtimin, të moslejohen ndofarë shtrembërimesh të ngjarjeve historike". Më von Presidenti u nis për në Universitetin e gjuhëve të huaja të Daljanskut. Atje ai u përgjigj pyetjeve të studentëve kinezë, të cilët studjojnë rusisht.

Volswagen nuk e vlerësoi kekesën e rusëve për buxhetet e automobilave, bën përfundimet gazeta "Vedomosti". Modeli i ri i koncernit-polo me vleftë jo më pak se 400 mijë rubla, i krijuar posaçërisht për tregjet e zhvilluara, po gëzon kërkesë panikuese, kurse radha për to është krijuar që një vit më parë. Uzina e kompanisë në Kalluga me fluksin e kërkesave nuk është në gjendie t'ia dalë banë. Fluksi i kërkesës në shtator solli në rritjen e radhëve edhe për markat e tjera të makinave. Aktualisht nuk është e lehtë të blihen as disa modele të koncernit "Skoda", që prodhon gjithashtu në grupin e makinave të markës "Volswagen". Përfaqësia e "Skoda"-s në shtator u njoftoi liderëve, se një pjesë e pronotimeve të blerësve të makinave në vend të këtij viti do të jenë gati vetëm vitin tjetër.

Dimitri Medvediev bëri qarkullimin e "qindëshes së parë" të rezervës së kuadrove drejtues, që ndodhen nën patronazhin e tij. Siç shkruan botimi "Kommersant", nga "qindëshja" "fluturuan" ata, të cilët tashmë kanë marrë emërime të reja ose kanë mbushur moshën 50 vjeçare. Vendet e tyre tani do ti zënë rezervistët nga "mijëshja presidenciale". "Qindëshja" e parë e kuadrove drejtues nën patronazhin e Dimitri Medvedievit u formua në nëntor të vitit 2008. Kurse në shkurt të vitit 2009 u krijua edhe "mijëshja" presidenciale, kuadrot e rezervave janë krijuar, që të jenë gati që në perspektivë të zënë poste drejtuese në organet e pushtetit federal dhe rajonal, në strukturat e biznesit, si dhe në sferat e shkencës dhe arsimit. Në këtë qarkullim nga "qindëshja" "fluturuan" 38 veta. Ia vlen të theksohet, se të gjithë përfaqësuesit e shkencës, arsimit dhe organizatave shoqërore kanë ruajtur pozitat e veta në "qindëshen e parë" të rezervës.