Zëri i Rusisë Prodhuesi më i madh rus i automobilave të tonazhit të lehtë "AvtoVaz" shpreson që në tremujorin e katërt të këtij viti të shesë 160 mijë automobila, domethënë dy herë më shumë, se sa periudha analogjike e vitit të kaluar. Gjysmën e këtij vëllimi duhet ta përbëjnë makinat, e shitura sipas programit të utilizimit të automobilave të vjetruar për para, që filloi në pranverë të vitit 2009. "AvtoVaz" është një nga ndërmarrjet më të mëdha në sferën e automobilave në Europën Lindore. Kapacitetet e prodhimit të tij lejojnë që të hidhen në treg më shumë se 800 mijë automobila në vit.