Zëri i Rusisë Kongresi Ndërkombëtar Inovator Siberian i sipërmarrjes u hap në Novosibirsk në kuadrin e forumit të ri inovator "Interra-2010". Specialistët nga 34 vende të ndryshme dhe 40 rajone të Rusisë do të diskutojnë problemet e efektivitetit dhe energjetikës, çështjet e konkurencës së rajoneve dhe kushtet e arritjes së sukseseve në ekonominë globale. Midis pjesëmarrësve të kongresit ishin edhe përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës, Suedisë, Spanjës, Italisë dhe Brazilit.